Një nënoficer i ARM-së vdes gjatë kontrollit të rregullt fizik

Një nënoficer i ARM-së në moshën 45 vjeçare sot rreth 11:40, vdiq gjatë kontrollit të rregullt fizik në kazermën  “Çede Filiposki – Dame” në Kërçovë.
“Gjatë kontrollimit të njërës nga disiplinat (vrap në 3200m), nënoficerit dukshëm i është përkeqësuar shëndeti, prej ku me automjet ushtarak mjekësor është dërguar në qendrën mjekësore në Kërçovë, ku mjekët pas një kohe të shkurtër, kanë konstatuar vdekjen. Sipas informatave paraprake, vdekja ka ardhur si pasojë e një sulmi në zemër”, kumtoi ARM-ja.
Prej atje njoftojnë se në pajtim me procedurën e vendosur standarde gjatë kontrollit të detyrueshëm mjekësor para fillimit të kontrollit, tek nënoficeri i ndjerë nga ana e mjekut është konfirmuar gjendje e mirë shëndetësore dhe gjendja psikologjike, si kusht për realizimin e kontrollit.

Lajme të ngjashme

Back to top button