Shkup, kërkohet rrëzimi i pushtetit

Maqedonia ndodhet në krizë të thellë si pasojë përplasjeve politike për aferën e përgjimeve. Kështu konstatuan pjesëmarrësit në debatin e sotëm në klubin GEM dedikuar situatës në vend, në organizim të shoqatës “Proficio”. Iniciatori i reformave brenda VMRO-DPMNE-së Vlladimir Lazarevik është i sigurt se garnitura qeverisëse së shpejti do të bjerë. Sipas tij, me rëndësi është që të detyrohet tërheqja e kreut të partisë në pushtet, e cila pastaj do të hapë proceset demokratike, transmeton Alsat-M.

“Ai praktikisht ka marr një hov që të përfundoj në plehun të historisë, kjo do të jetë e pashmangshme. Ai nuk është maratonist, por është printer. Ne shohim se ai do që sprintin ta kalojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Le të vrapojë, ne do ta lëmë ta vrapojë, por ne nuk do të lejojmë dhe do t’ua zgjasim dorën të gjithë atyre që do marrin guximin në një moment vendimtar”, tha Vladimir Lazareviq- iniciator për reforma në VMRO-DPMNE, “treshja e Amsterdamit”.

Blogeri Xhelal Hoxhiq, ndonëse ishte dakord se pas “bombave” do të ketë ndryshime të përhershme në arenën politike, ishte i rezervuar nëse do ketë zgjidhje paqësore të krizës. Fajin për zhvillimet aktuale e gjeti tek pushteti, por tha se nuk është i befasuar nga radikalizimi në baza të ndryshme.

“Unë mendoj se Maqedonia është peng i një pushtet i tillë dhe tani presim rrëmbyesin nëse do ta vrasë pengun dhe do ta arrestojnë, apo do ta dorëzojë pengun dhe përsëri do ta arrestojnë”, u shpreh Xhelal Hoxhiq, bloger.

Aktivisti civil dhe publicisti Nikolla Gelevski tha kritikoi rolin pasiv të bashkësisë ndërkombëtare në këtë krizë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për “rrënimin” e shtetit nga partia në pushtet, por edhe e gjithë shoqërinë dhe vlerat e saj.

“Komunizmi sot neve na duket i mrekullueshëm. Ndër të tjera edhe në segmentin e kontrollit të partisë. Mendoj komunistët kishin Lidhjen socialiste, kishin pjesë të mëdha të shoqërisë të cilëve u ishte lejuar të funksionojnë pothuajse pa ndikim të partisë. Sot kjo është e pamundur. Sot edhe spitalet dhe shkollat janë shndërruar në bunkerë e Gruevskit”, tha Nikolla Gelevski, publicist.

Lajme të ngjashme

Back to top button