Kupa e Maqedonisë: Favoritët pa probleme

Sot në kuadër të 1/8-tës së finales së Kupës së Maqedonisë, janë luajtur ndeshjet e parë, e ku gjithçka ishte në dominim nga skuadrat favorite. 

Në derbin skuadrave nga kryeqyteti, Metalurgu me rezultat minimal 1:0 e ka mundur Vardarin, ndërsa Sileksi mundi Dritën në duelin e ekipeve të Ligës së dytë, po me rezultat identik, 1:0. Horizont Turnova e Muzafer Ejupit, mundi ekipin e Bregallnicën, edhe pse e mbylli takimin me 2 futbollist më pak. 

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës është treguar e sigurt në duelin kundër ekipit të Makedonija Gj.P., pasi ka shënuar fitore të pastër me rezultat 2:0. Në ndërkohë Pelisteri i Manastirit mundi Miravcin po me rezultat 2:0. Rabotniçki ishte i pamëshirshëm ndaj Novacit dhe ka shënuar fitoren më lartë me 4:0, ndërsa Napredoku shënoi fitoren e vetme si mysafirë, pasi mundi Gostivarin me 3:0. Renova me një futbollist më pak, arriti që të luajë baras 2:2 në terrenin e Teteksit. Ndeshjet e kthimit luhen pas 7 ditësh. 

Rezultatet e 1/8 së finales:

Shkëndija – Makedonija Gj.P. 2:0, Teteksi – Renova 2:2, Gostivari – Napredoku 0:3, Sileksi – Drita 1:0, Metalurgu – Vardari 1:0, Pelisteri – Miravci 2:0, Rabotniçki – Novaci 4:0 dhe Turnova – Bregalnica 1:0

Lajme të ngjashme

Back to top button