Shtoni në peshë nga stresi? Ja disa këshilla mos hani në momentet e tilla

Dëshiron gjithmonë të kesh diçka për të ngrënë në zyrë? Të duket shumë e vështirë t’u thuash jo çokollatave dhe ëmbëlsirave të tjera?

S’ka rëndësi cilat janë rrethanat, të ngrënit nga stresi është një nga arsyet kryesore pse njerëzit nuk arrijnë dot peshën që duan. Stresi është një hon emocional që i çon dietat dhe jetën tonë në një ciklon të pandalshëm. As paratë as ndonjë mënyrë tjetër pastrimi nuk mund ta shpëtojë dikë që vuan nga uria e stresit.

Lufta kundër saj nis duke u përqendruar te zakonet dhe sjelljet e çdo dite. Provo këto pesë hapa të thjeshtë për të vënë në kontroll të menjëhershëm urinë nga stresi dhe arritur objektivat e formës fizike:

Kërko kënaqësinë te diçka tjetër përveç ushqimit

Ke shkëlqyer në test, je ngritur në detyrë ose je sëmurë dhe ke nevojë për energji. Je e mërzitur dhe  të hash është gjëja më logjike për të bërë. Ke shkuar në kinema dhe çfarë kuptimi ka të mos porosisësh naço me djathë të shkrirë. Përdorimi i këtyre justifikimeve për ushqimin e programon trurin të shoqërojë gjithmonë ushqimin, shpesh ëmbëlsirat ose ushqimet me yndyrë, me kënaqësinë dhe emocione të tjera.

Por, mërzia nuk do iki duke ngrënë për të kaluar kohën ose për të qenë e zënë. Ka shumë mënyra të tjera të shëndetshme për të kënaqur veten dhe ngritur humorin në vend të ushqimit.

Provo diçka tjetër: Bëj një udhëtim, zhytu në një libër, takohu me një mik të vjetër, dil me dikë, ndoshta mbrëmja përfundon mirë, ose bëj një shëtitje. Stërvitja është ide e mirë gjithmonë.

Praktiko të ngrënit e vëmendshëm

Shpesh nuk jemi të ndërgjegjshëm për atë që bëjmë. Mendja vrapon në një milion drejtime dhe ushqimi është një veprim mekanik. Ki mendjen çfarë ha, kur ha dhe pse po ha. Kur ha përqendrohu te ushqimi dhe mos ha asnjëherë duke bërë veprime të tjera apo me nxitim. Freno ritmin e ngrënies dhe qëndro në çastin e tanishëm.

Gjumi duhet bërë një rregull i panegociueshëm

Gjumi është domosdoshëmria e jetëve tona dhe ne nuk e nderojmë sa duhet. Nëse flemë, mirë. Nëse nuk flemë, s’është ndonjë gjë e madhe, do flemë në fundjavë ose kur të jetë koha e përshtatshme.

Por gjumi ndikon vendimet tona për ushqimet, atë dëshirën për të ngacmuar diçka apo gërryerjen për ushqime të pashëndetshme dhe luan një rol kyç mbi kontrollin e peshës. Nëse ti heq copa nga racioni i gjumit, do shtosh shtresa në trup.  Kufizimi i orëve të gjumit rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit duke ulur ritmin e humbjes së dhjamit. Nëse e vlerëson punën dhe trupin tënd, bëje gjumin një pjesë të panegociueshme të ditës.

Njih faktorët e stresit

Në çdo kthesë të pret krahëhapur tundimi për të marë me vete. Ai na drejton dhe ne biem pre e të ngrënit pa menduar. Ne të gjithë kemi ngacmuesit tanë që na çojnë në vendime të këqija. Për disa ky ngacmim mund të jetë shefi në punë që na ngarkon me punë pas pune, ndërsa për disa rrethi i shoqërisë ose familja.

Lufta kundër këtyre ngacmuesëve nis duke i zbuluar ata. Mbani një bllok për të shënuar të gjitha gjendjet e humorit dhe mendimet që ju bëjnë të mendoni për ushqimin.

Lër ca hapësira në dietë

Dhe pse do të humbasësh disa kile të padëshiruara apo të jesh gati për në plazh, ke një jetë për të jetuar. Eshtë e mërzitshme jeta  që rrotullohet rreth dietës duke pyetur çdo orë të ditës, çdo ditë “a duhet ta ha këtë?”. Ajo që duhet dhe këshillohet është ta fusësh veten në një regjim të shëndetshëm. Dieta e shëndetshme dhe e suksesshme nis me mendime pozitive, një dozë moderimi dhe një ndjesi kënaqësie. Një gjendje pozitive mendore është po aq e rëndësishme sa kaloritë dhe ushtrimet. Shij picën, cheesecake-un dhe një gotë verë ose birrë herë pas here, pa ndjenja faji sigurisht !

Lajme të ngjashme

Back to top button