Nesër me biçikleta në qytet e punë, automobilat në shtëpi!

Me moton ‘Ajër i pastër, bëje hapin edhe ti’ me rastin e javës evropiane në të gjithë Evropën organizohet defile me biçikleta.

Në Shkup motoja e manifestimit është ‘Në qytet pa automobilin tim’ ndërsa defileja fillon në orën 10 e 30 dhe zgjat deri më orën 13:00 njofton Nafie Selmani, nga qyteti i Shkupit.

‘Defilea do të fillojë prej te Porta Maqedonia, ndërsa përfundon në Parkun e Qytetit, ku organizohet lotaria për ndarjen e 16 biçikletave dhe 2 “tatuazha” për biçikletat e pjesëmarrësve në defile. Pjesëmarrës në defile janë nxënësit nga të gjitha shkollat e mesme në qytet dhe qytetarët të cilët janë adhurues të biçilizmit, mënyrës së shëndoshë të jetesës dhe ajrit të pastër’ tha Selmani.

Ngjarjen e organizon Qyteti i Shkupit, Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Delegacioni i UE në Republikën e Maqedonisë.

‘Qëllimi i manifestimit është t’u përcillet qytetarëve porosi, se përmes zgjedhjes personale për mënyrën e lëvizjes dhe zgjedhjes që të shfrytëzohet biçikleta, transporti publik dhe ecja në këmbë, në vend të përdorimit të automjeteve, qytetarët të kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit në qytet dhe përmirësimin e ambientit jetësor në përgjithësi’ tha më tej ajo.

Qyteti i Shkupit i fton të gjithë qytetarët dhe institucionet, që ditën e premte (20.09.2013) t’i lënë të parkuara automjetet dhe të vendosen për transportin publik, t’i marrin bicikletat e veta, ose të shkojnë në këmbë në vendet e tyre të punës, me ç’rast të gjithë së bashku do të japin kontribut personal për ruajtjen e ambientit jetësor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button