Sheshin “Skënderbeu” më shumë i ngjanë një nënkalimi se sa një sheshi

Arkitekti Mirosllav Gërçev e konsideron sheshin “Skënderbeu” në Shkup si unik jo jo vetëm  në Maqedoni e rajon, por as në historinë e qyteteve dhe ndërtimit botëror, transmeton Alsat.

Gërçev ka kritikuar projektin që sipas tij mund të jetë një  nënkalim mbitokësor, apo thjeshtë një tarracë. Sipas tij ky shesh në thonjëza është një antitezë e tij pasi ai nuk ngjason me shesh në aspektin profesional, por as në aspektin linguistik dhe atë semantik.

“Bëhet fjalë për një ndërtim oksimoron, faktikisht po ndërtohet një tunel, po mbulohet një bulevard gjatë së cilës konstruksioni i tavanit të këtij tuneli është në fakt një tarracë mbi tokë d.m.th këtu kemi një tunel nëntokësor që po ndërtohet mbi tokë si një strukturë, kurse projektuesit këtë tarracë mbi tokë e quajnë “shesh”, tha Mirosllav Gërçev, arkitekt.

Gërçev nuk ngurron të thotë se sheshi që po ndërtohet tani nuk ngjason as 1% projektit ideor që u prezantua fillimisht nga autoritetet e Komunës së Çairit.

“Ky projekt nisi me konkurs urbanistik dhe për të është miratuar një vendim për të cilin shpallësi i konkursit, Komuna e Çairit u zotua që të ndërtojë projektin e parë. Por ai qysh në fazën e parë të ndërtimit u hoq dorë nga ai vendim që morri vendin e parë. Faza e dytë tashmë nuk ka asnjë lidhje ideore, ndërtimore, thelbësore por as programore me termin “shesh” dhe me projektin që morri vendin e parë në konkurs të cilin njerëzit e panë dhe komuna premtoi se atë do ta ndërtojë, por jo këtë tash që nuk ka asnjë lidhje me atë projekt”, u shpreh Mirosllav Gërçev, arkitekt.

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button