Robben: Shpresoj të rikthehem kundër Dortmundit

Arjen Robben ka deklaruar se ndihet i mërzitur teksa ndeshjet i ndjek nga jashtë fushe. Holandezi pësoi një dëmtim muskulor gjatë muajit të kaluar, duke munguar kështu disa javë në lojën e Bayernin e Mynihut.

“Dëshira e çdo lojtari është të jetë në fushë dhe të ndihmojë ekipin, por kur je i dëmtuar nuk ke çfarë të bësh. Kjo është situata më e keqe për një futbollist. Kam kaluar shumë dëmtime në karrierën time, por ky i fundit është diçka e re për mua dhe nuk ndihem aspak mirë. Nuk mund të ngrihem në këmbë, të ulem apo të shkoj në tualet, pasi ndjej gjithmonë dhimbje. Po punoj jashtëzakonisht shumë për rikthimin, edhe pse askush nuk mund të thotë se kur do të ndodhë. Shpresoj se do të jem në fushë për gjysmëfinalen me Dortmundin në Kupë”.

Robben nuk do të jetë me bavarezët në dy takimet me Porton në Champions, si dhe në dy të tjera në kampionat me Hoffenheim dhe Herthan.

Lajme të ngjashme

Back to top button