Amerikanët dëshirojnë fëmijë si Ajnshtajni, ndërsa evropianët lumturinë e tyre

Universiteti në Connecticut ka bërë studimin për atë se çfarë mendojnë për fëmijët e tyre prindërit në Amerikë dhe Evropë. Amerikanët konsiderojnë që rrisin Ajnshtajna, derisa evropianët janë të relaksuar dhe më të rëndësishme e kanë lumturinë e tyre.

Sipas studimit, amerikanët janë shumë më të fokusuar në shkathtësitë intelektuale dhe kognitive të fëmijëve të tyre, por nuk dinë të thonë nëse janë të lumtur.

“Amerika është obsesionuar me zhvillimin kognitiv shumë më shumë se sa me aktivitete tjera të fëmijëve në moshë të re”, theksohet në deklaratën e Sara Harkness, udhëheqëse e studimit.

Studimi është fokusuar në SHBA, Holandë dhe disa shtete tjera. Rezultatet janë tërësisht të ndryshme: amerikanët kanë “orë të posaçme” për fëmijët e tyre, derisa holandezët kalojnë disa orë në ditë me fëmijët dhe familjen.

Prindërit amerikan kanë deklaruar se si luftojnë që të vendosin rregullin e gjumit te fëmijët e vet të vegjël për të mos u zgjuar gjatë natës, përpiqen t’i argëtojnë me aktivitete të ndryshme, transmeton Koha.net. Holandezët kanë regjim tjetër, pushojnë më shumë dhe kanë orar normal të aktiviteteve të fëmijëve të tyre të cilët flenë në mënyrë normale.

“Nëse nuk fle gjatë ditës, bëhet nervoz, kështu që përveç dremitjes ditore, foshnja shkon në shtrat në orën 18:30”, ka thënë holandezja, nënë e bebes gjashtëmuajshe.

Kjo ashiqare funksionon, sepse holandezët janë më të qetë, për dallim nga amerikanë, bebet e të cilëve janë shumë aktive.

Përveç orarit të gjumit, prindërit amerikanë janë të ngarkuar edhe me inteligjencën e fëmijëve që nga mosha e hershme.

Hulumtuesit kanë bërë listën e atributeve, me të cilat 60 familje në gjashtë shtete të ndryshme është dashur të përshkruajnë fëmijët e vet. Amerikanë vazhdimisht kanë theksuar se fëmijët i kanë jashtëzakonisht inteligjent, derisa vendet tjera janë fokusuar në lumturi, kënaqësi dhe balancim.

Kjo me siguri rrjedh edhe nga larmia e kulturave. Amerikanët punojnë më shumë se evropianët, dhe ndoshta për këtë arsye karakteristikat si inteligjenca dhe kureshtja vlerësohen ndryshe.

Evropianët po ashtu kanë pushimet e lehonisë dhe beneficione prindërore, derisa amerikanë duhen të kthehen më shpejt në punë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button