Avioni me 170 pasagjerë, ulje të detyruar në SHBA

Një incident i pazakontë ka detyruar një avion të “Alaska Airlines” të nisur drejt Los Angelesit të bëjë ulje të detyruar e të kthehet mbrapsht në Seattle. Çdo gjë shkonte mire në fluturimin 448, deri në momentin kur piloti mori sinjalizimin se nga brenda mjetit dëgjoheshin goditje. Pas uljes në pistë dhe kontrollit të menjëhershëm rezultoi se një nga punëtoret e aeroportit kishte mbetur i bllokuar në pjesën e avionit, ku ngarkohen bagazhet. Personi sqaroi se e kishte zënë gjumi. Ai dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por u dërgua në spital për një kontroll mjekësor.

‘Boingu 737’ ishte ngritur në ajër nga Seattle me 170 pasagjerë në bord dhe ishte në fluturim prej 14 minutash. Sipas ‘Alaska Airlines’, mbikëqyresi i ekipit të punëtorëve e kishte vene re se njeri prej tyre mungonte dhe i kishte telefonuar, por nuk ka marre asnjë përgjigje.

Kompania sqaroi se koleget kishin menduar qe personi kishte mbaruar ndoshta turnin e ishte larguar për në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button