fbpx

Radio Vati shënon 21 vjetorin e egzistimit

Për 21 vite me rradhë në etërin e Republikës së Maqedonisë, me shumë sukses, me përmirësim dhe përparim të vazhdueshëm emetohet sinjali i Radio Vatit. Radio Vati është radio private, e pavarur, urbane e cila emeton program në gjuhën shqipe dhe medialisht e mbulon regjionin e qytetit të Shkupit,disa pjesë te qytetit të Tetovës,dhe Kumanovës. Radhitet në mesin e radiove të para private në Shkup dhe Maqedoni, e themeluar më 14 prill të vitit 1994. Radio Vati shumë shpejt e tejkaloi konkurencën dhe me punën e saj profesionale arriti të bëhet një nga radiot më të dëgjuara në regjion.

Sipas disa hulumtimeve të institucioneve të ndryshme, Radio Vati vetëm në Shkup ka afër 100 000 dëgjues në ditë, kurse bashkë me qytetet tjera numri i dëgjuesve në nivel ditor arrin numrin 150 000 dëgjues.  Nëse këtë dëgjueshmëri e paraqesim me përqindje, atëherë kap 15 – 20 % nga e gjithe popullata në regjion. Radio Vati emeton program 24 orësh me informacione dhe emisione të cilat e plotësojnë shijen e cdo kategorie dëgjuesish. Pjesa informative i mbulon të gjitha sferat e jetës: lajme, ekonomi, politikë, sociale, kulturë, zbavitje, teknologji, automobilizëm, sport dhe të tjera. Prioritet i Radio Vatit është mbrojtja të drejtave të njeriut, politika jo diskriminuese , si dhe identifikimin e problemeve dhe nevojave të qytetarëve. Andaj edhe shoqëria multietnike dhe multikulturore në Maqedoni ofrojnë mundësi për zhvillim të punës me një vëmendje të posaçme të zgjidhjes së tensioneve ndëretnike.

Politika redaktuese e Radio Vatit me shumë vëmendje i përcjell edhe ngjarjet në sferën e ruajtjes së ambientit jetësor, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë, i promovon dhe i mbron të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Gjithashtu, pjesë përbërëse e programeve tona janë të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, por edhe në promovimin e arsimimit të qytetarëve si parakusht për demokraci.

Publiku i Radio Vatit pothuajse është i njëjtë në bazën gjinore, sa meshkuj aq dëgjuese femra,dhe pjesa më e madhe e tyre me moshë mbi 20 vjet. Kjo flet për përcaktimin tonë që të jemi radio për të gjithë, të jemi relevantë dhe medium i besës, thjesht të jemi zëri i popullit,dhe mu për këtë qëllim dëshirat dhe kërkesat e dëgjuesve tanë gjithmonë shëndrohen në emisione të cilat janë në interes të posaçëm për to. Jemi të sigurt që në këtë mënyrë të gjithë dëgjuesve tanë u ofrojmë informacione të cilat janë të dobishme për to dhe bizneset e tyre.

Vlenë të ceket viti që lamë pas, Radio Vati në festivalinë e radiove “Radio Fest” Gjakova mori çmimin e dytë të festivalit në një konkurencë prej 26 Radiove nga kosova dhe Shqipëria.

11074520_10202833156750469_740549639_n

Përveç emetimit të informacioneve në etër,Radio Vati plason informacionet më të shpejta edhe përmes Web faqes www.vati.com.mk, mënyre kjo që mundëson edhe njoftimin e audicionit të diasporës me rrjedhat e ngjarjeve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button