Francë, 200 shqiptarë azilkërkues dëbohen nga kampi

Mëngjesin e sotëm, forcat e rendit francez kanë ndërhyrë në qarkun 7 në Lion, duke evakuuar një ndërtesë të zënë në mënyrë të paligjshme kryesisht nga familje shqiptarësh. Mbi 200 persona, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë janë dëbuar me detyrimin për të lënë territorin francez.

Mes të dëbuarve ishin dhe 25 fëmijë. Vendimi për evakuuimin e ndërtesës së vendosur në një zonë rikontruktimi ishte marrë që më 20 tetor 2014-të, por ishte refuzuar të aplikohej për shkak të vendosjes brenda saj të azilkërkuesve.

Sipas Michel Jouart aktivist mbi të drejtat e refugjatëve shqiptarë dhe kosovarë për disa vite në Lyon, disa nga këta njerëz më parë ishin vendosur nën një urë. Ky kamp kishte strehuar deri në 500 njerëz në qendër të qytetit para se të mbyllej në nëntor 2013, dhe pjesa e azilkërkuesve të zhvendosej.

Në një shkrime të së hënësnë “Le Figaro” është zbuluar një document sekret që lëshon alarm mbi kostot e pritjes dhe strehimit të refugjatëve. Situata paraqitet e përkeqësuar për shkak të numrit në rritje të perosnave që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Francë./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button