Ramadan Ziberi, heroi i ri shqiptar i Zvicrës, shpëtoi nga vetëvrasja një zvicerane!

Ai nuk ishte një supermen, nuk fluturon që ta kap në krah gruan që kishte vendosur të hidhej nga lartësia për ti dhënë fund jetës. Ai thjeshtë i del para ta sfidojë, rrezikon jetën e vet për ta shpëtuar një të panjohur, në gjendje kritike.

Shqiptari Ramadan Ziberi, i hap krahët e vëzhgon se ku do të hidhet, i del para dhe e pret në krah, pa dëmtimin më të vogël zviceriania shpëton.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Baselit të Zvicrës. Ramadani, i cili kishte qenë në tarracën e një kafiterie, kur kishte vërejtur një femër në ballkon të një banese, e cila dukej në një krizë mendore, vrapon para ndërtesës, ballkonit të saj, dhe mundohet të bisedojë me atë grua, por ajo pa një pa dy hidhet nga ballkoni. Ramadani spontanisht i hap krahët dhe e pret në krah duke mos lejuar të përplaset në trotuar të shtruar me beton.

Ramadani rrëzohet në trotuar, bie në gjunjë, merr lëndime vetë, por shpëton një jetë, femrën e re zvicerane, duke u kthyer vetë në një hero të ri zviceran. Shqiptarët vazhdojnë të mposhtin ndjenjat e perëndimorëve me heroizmat e padëgjuar, në dobi të jetës!

Lajme të ngjashme

Back to top button