“Serbia rrezikon 3-5 vjet përjashtim nga futbolli”

Në prag të mbledhjes së CAS, që do të japë një vendim përfundimtar për ndeshjen e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, është zv.presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Ivan Curkoviç që lëshon një paralajmërim për tifozët e vendit të tij.

Curkoviç, i cili njihet për afrimitetin e tij me presidentin e UEFA-s, Michel Platini për mediat serbe ka deklaruar se Federata Serbe e Futbollit por dhe ajo kroate rrezikojnë të përjashtohen nga 3 deri në 5 vjet për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës, transmeton Albeu.

Dënimi sigurisht, nuk ka lidhje me vendimin e Gykatës së Arbitrazhit Sportiv, por rastet e përsëritura të dhunës nga ana e serbëve mund të shtyjnë Qeverinë e Futbollit Ndërkombëtar, t’i kërkojë UEFa-s që të përjashtojë Serbinë nga të gjitha aktivitetet, duke përsëritur rastin e Anglisë 3 dekada më parë, që i dha fund dhe huliganizmit në stadiume.

Gjithashtu dhe Federata Kroate dhe ajo Malazeze rrezikojnë, pasi kanë jo pak precedentë dhe organizmat ndërkombëtarë të futbollit kanë përgatitur një dosje të trashë me materiale për të mbështetur vendimin e tyre.

Gjithsesi në rastin e Shqipërisë, UEFA u tregua tejet dashamirëse ndaj Serbisë duke i dhënë fitoren në tavolinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button