Kosovarët të parët me kërkesa azili në Gjermani

Qytetarët e Kosovës gjatë muajit mars kanë bërë më së shumti kërkesa për azil në Gjemani, gjithsej 11.729, thonë shënimet gjermane të Shërbimit për Migrim dhe Refugjatë.

Në janar qytetarët nga Kosova kanë bërë 3.630 kërkesa për azil, ndërsa në muajin shkurt 7.728.

Pas qytetarëve të Kosovës, në vendin e dytë me kërkesa për azil janë qytetarët nga Siria, 4.620 sosh, qytetarët e Shqipërisë janë vendin e tretë me 3.020 kërkesa ndërsa Serbia është në vendin e katërt me 2.833 kërkesa për azil, transmeton Koha.net.

Kur bëhet fjalë për numrin e përgjithshëm të kërkesave për këtë vit, statistika gjermane thotë se vendin e parë e zënë po ashtu qytetarët nga Kosova, me 23.137 kërkesa, në vendin e dytë janë qytetarët e Sirisë me 15.444 kërkesa dhe në vendin e tretë janë qytetarët e Serbisë me 9.074 kërkesa.

Lajme të ngjashme

Back to top button