fbpx

Policia italiane arreston biznesmenin e fuqishëm shqiptar, Gëzim Sallaku

Policia italiane ka arrestuar biznesmenin shqiptar, Gëzim Sallaku.​ Ai akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Sipas mediave italiane, Prokuroria e Kremonës ka lëshuar 12 urdhëra arrestimi mëngjesin e sotëm

Të arrestuarit, mes të cilëve edhe Gëzim Sallaku, akuzohen si pjesë e një bande kriminale, që kishte për qëllim mashtrimin për procedura falimentimi, pastrim të parave, përvetësim të aseteve fiktive dhe vjedhje të materialeve të ndërtimit.

Sallaku është pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në zonën e Breshias dhe presidenti i klubit Darfo.

Sallaku është një person me precedent penalë, pasi edhe në vitin 2002 ishte arrestuar për vjedhje të makinave luksoze në Itali dhe shitjen e tyre në vendet e Europës Lindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button