Çiçek: Deklarata e Papa-s, një shpifje që nuk i pati hije

Për shkak të deklaratave në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 të liderit shpirtëror të botës katolike, Papa Françeskut janë tensionuar edhe marrëdhëniet Ankara-Vatikan.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Cemil Çiçek reagoi me fjalët. “Ajo, që bëri Papa, ishte një shpifje e hapur dhe një diskriminim. Kjo deklaratë nuk i pati hije atij posti dhe ishte njëanëse dhe e padrejtë”.

Ndërsa reagimi i Kryeministrit Davutoglu ishte edhe më i fuqishëm. “Një deklaratë e pafat, e gabuar dhe kontradiktore. Kjo deklaratë nuk i pati hije atij posti”, ishin fjalët me të cilat Davutoglu shprehu reagimin e tij.

Një reagim erdhi edhe nga ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, i cili tha: “Për fat të keq historia u bë mjet politik. Papa për fat të keq bëri diskriminim për dhimbjet e përjetuara. Ai shpërfilli dhimbjen, mizorinë dhe vdekjen e turqve dhe myslimanëve”.

Një deklaratë në lidhje me deklaratën e Papës erdhi gjithashtu nga ministri i Integrimit Evropian dhe kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin, Volkan Bozkir, i cili kërkoi studimin e arkivave. “Ajo ishte një deklaratë, që Turqia nuk mund ta pranojë dhe nuk ka asnjë vlerë”, tha Bozkir.

Kurse kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Mehmet Gormez, tha: “Nëse shoqëritë do të shqyrtonin dhimbjet e përjetuara gjatë historisë, dëmin më të madh do ta shihnin tek Vatikani.”
Këto ishin reagimet më të fuqishme ndaj Papës. Por nuk mbaroi me kaq…

Në fillim ambasadori i Vatikanit në Ankara u thërrit në Ministrinë e Jashtme. Kurse Ambasadori i Turqisë në Vatikan, Mehmet Paçaci, u tërhoq në qendër, në Ankara.

Përgjatë gjithë ditës u zhvilluan konsultime. Ndërsa sesi do të zgjidhet tensioni ndërmjet Ankarasë dhe Vatikanit do të qartësohet në ditët në vijim. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button