“Infoqendra”: Të ndërpriten kërcënimet dhe presionet ndaj nxënësve

“Presionet ndaj nxënësve të shkollave të mesme, prindërve të tyre dhe arsimtarëve të cilët kundërshtojnë reformat në arsim përbëjnë shkelje të drejtë për drejtë të të drejtave të nxënësve për tu shprehur dhe për të protestuar”, thuhet në reagimin e Organizatës joqeveritare “Infoqendra”.

Sipas kësaj organizate, shteti jo vetëm që duhet t’i respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por ai ka edhe obligim që tu mundësojë fëmijëve të realizojnë pa pengesa të drejtat e tyre.

“Infoqendra”, kërkon që menjëherë të ndërpriten të gjitha format e presionit dhe kërcënimet ndaj nxënësve të shkollave të mesme , prindërve dhe arsimtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button