Recension: Zaevi kundër qytetarëve – i nënçmoi dhe i ofendoi!

Ky është një tekst, i cili sikur të mos e kishte këtë titull, do të ishte korrekt. Bëhet fjalë për tekst të ritreguar dhe të parafrazuar, që është marrë nga portali A1.on (pa link, vetëm është theksuar burimi) në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se ka mundësi t’i padisë qytetarët që nënshkruajnë peticion me të cilin kërkohet nga shteti që ta shpallë si tradhëtar të kombit. Problemi që dëshiron të potencohet te teksti, e që në fakt, është spin, është ajo se thuhet se gjoja Zaevi u është kërcënuar qytetarëve. Me këtë artikulli dëshiron ta nënvlerësojë kryetarin e LSDM-së, që është edhe qëllimi i vetëm i këtij artikulli.

ZAEV GRAGANILinku deri te artikulli origjinal: Zaevi kundër qytetarëve – i nënçmoi dhe i ofendoi!

Data dhe koha e publikimit: 07.04. 2015, 14:32

Data e recensionit: 09.04.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

NË INTERES TË QYTETARËVE

Përndryshe, pjesa më e madhe e tekstit është marrë nga portali А1on ku Zaevi ka dhënë deklaratë në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve për arrestimin e tij. Edhe këtu, sikurse edhe në tekstin e portalit А1on thuhet se ka mundësi që t’i padisë qytetarët për denoncim të rrejshëm. Me këtë rast, ai nuk kërcënohet, as nuk ofendon, por vetëm e shpreh një mundësi e cila është paraparë me ligj, dhe e cila është në interes të qytetarëve që të mos bien pre e provoikimeve, për shkak se në atë rast bëjnë vepër penale. Prej kur, tërheqja e vërejtjes për vepër penale është bërë kërcënim?

Sipas nenit 366 paragrafi 1 i Kodit Penal:

Ai që do ta denoncojë dikë tjetër se ka bërë vepër penale për të cilën ndjekja bëhet sipas detyrës zyrtare, dhe e di se nuk e ka kryer atë, do të dënohet me burg prej tre muaj deri në tre vjet.

Me këtë bie në ujë teza se Zaevi i frikëson qytetarët. Ai vetëm ua bën me dije veprën penale të cilën e bëjnë.

Ky është edhe një tekst në serinë e teksteve që kanë për qëllim ta nënçmojnë liderin e opozitës. Dhe kjo vazhdimisht bëhet në mënyrë joprofesionale, me dobësi, me spine. Kjo vetëm tregon se qëllimi nuk është të raportohet në mënyrë profesionale, por për qëllime propaganduese.

Lajme të ngjashme

Back to top button