Sindikata për kulturë do të ngrejë zërin, “Kultura nuk është burokrati”

Sindikata e kulturës të enjten në orën 14.30 para Ministrisë së Kulturës do ët organizojë protestën me moton: “Kuptoje dallimin – kultura nuk është burokrati”.

Organizatorët informojnë se qëllimi i protestës është tërheqja e plotë e ndryshimeve ligjore për kulturën që u sollën më herët pas shpinës së të gjithëve të punësuar në këtë sferë.

“Me ndryshimet ligjore praktikisht u shkel dinjiteti jonë si krijues dhe njëkohësisht u suspendua e drejta kolektive. Nuk pajtohemi që mundi dhe kualiteti jonë të vlerësohen nga komisione të jashtme”, thonë nga Sindikata.

Lajme të ngjashme

Back to top button