Shkëndija në kërkim të kthimit të pozitës së tretë

Futbollistët ‘kuqezi’ janë gati për të lënë pas dëshprimin nga humbja në derbin lokal me Renovën, duke kërkuar tre pikë nga përballja me Metalurgun. Ndeshja e xhiros së 24 zhvillohet sot, shkaku i kërkesës së shkupjanëve për shtyrje të takimit me rastin e festës së Pashkëve në fundjavë.

Kryesia e Shkëndijës tregoi mirëkuptim dhe respekt për festën e kundërshtarit, por në teren nuk do të ketë mëshirë dhe fitorja mbetet opsion i vetëm i ‘kuqezinjëve’.

Trajneri Beqiri kundër Metalurgut nuk do të llogarisë në shërbimet e Artim Pollozhanit dhe Sedat Berishës, të cilatë janë jashta kombinimit për shkak të kartonave të kuq që morrën me Renovën, ndërsa këto ditë pritet ekipit t’i bashkohet edhe Mohamadou Idrissou që pret marrjen e vizës së punës. Të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë, përfshi këtu edhe Yordan Milievin, Stefan Ashkovskin dhe Egzon Bejtullain.

Ndeshja Shkëndija-Metalurgu luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

Lista e 18-të futbollistëve të gurmbulluar për takimin me Metalurgun:

Marko Jovanovski, Enes Azizi, Bllagoja Todorovski, Yordan Miliev, Nikolla Vukçeviç, Stefan Ashkovski, Mevlan Murati, Xhelil Abdulla, Muhamet Useini, Armend Alimi, Besmir Bojku, Jasir Selmani, Besir Demiri, Viktor Juffo, Stenio Junior, Hristijan Kirovski, Bojan Vruçina, Demir Imeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button