Opozita Kosovare koordinohet për protestë

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, i kanë koordinuar veprimet për protestën e 18 prillit, e cila do të mbahet nën moton “Kundër kapjes së shtetit”. Dje, në një konferencë për media, liderët e këtyre partive politike kanë dhënë arsyet pse duhet protestuar, ndërkohë kanë thënë se protesta do të jetë  paqësore.

“Mjerimi në Kosovë po rritet, por veprimet dhe programet e Qeverisë nuk po japin shpresë për zbutjen e varfërisë e uljen e çmimeve. Për njerëzit e thjeshtë është bërë shumë e vështirë që të sigurohet punë, ndërsa pushteti po dëshiron t’i punësojë vetëm njerëzit e vet, duke e fryrë ekzekutivin.

Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike. Drejtësia në Kosovë është uzurpuar”, janë disa nga arsyet pse opozita do të protestojë.

Pas një takimi rreth njëorësh, partitë opozitare kanë dalë me një qëndrim të përbashkët, ndërsa qëndrimet e tyre i shpalosi nënkryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Shpend Ahmeti.

“Çmimi i shtrenjtë i energjisë elektrike, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të marra mbi interesa personale e politike, si dhe ngjarjet e fundit në RTK, kanë bërë që përmes protestës t’u thuhet institucioneve të vendit, mjaft më këto politika.

Protesta do të jetë paqësore dhe se organet e rendit kanë mundur të njoftohen përmes medieve se do të ketë protestë” është shprehur Ahmeti./Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button