Për pesë ditë 36 aksidente në rajonin e Shkupit

­ Gjatë pesë ditëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 36 aksidente trafiku. Të enjten, më 9 prill policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente. Të premten më 10 prill, është kryer ekspertizë në gjithse shtatë aksidente trafiku. Të shtunën më 11 prill, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku. Të dielën më 12 prill, është kryer eksperzitë në gjithsej shtatë aksidente.

Të hënën më 13 prill, është kryer ekspertizë në gjithsje pesë aksidente trafiku. Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 29 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, 92 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, 22 nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe gjegjësisht nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, 24 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rypin e sigurimi, si dhe 29 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, në semafor të kuq për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë larguar 107 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF “Vëllezrit Milladinovci” në vendbanimin Milladinovcë dhe në shkollat rajonale në vendbanimet Mërshevci dhe Tekija të cilat gjenden në territorin e komunës së Ilindenit.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese të qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button