VMRO dhe LSDM në takimin e dytë në Bruksel

Grupet biseduese të LSDM-së dhe VMRO-së të mërkurën do të mbajnë rundën e dytë të bisedimeve në Bruksel për të gjetur mënyrë për dalje nga kriza politike në Maqedoni.

Ndërmjetuesit e bisedimeve do të jenë europarlametarët Ivo Vajgell, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.

Pas mbarimit të raundit të parë të bisedimeve gjatë muajit mars, nuk kishte deklarata, vetëm u njoftua se partitë politike kanë disponim që sërish të vazhdojnë takimet. Në bisedime përfaqësuesit e partive politike janë: Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski, kurse nga LSDM, Ramdilla Shekeqinska, Renata Deskoska dhe Viktor Gaber.

Lajme të ngjashme

Back to top button