iPad-i në shkollë përmirëson të mësuarit, por vetëm nëse përdoret në grup

Përdorimi i iPad-it në shkollë përmirëson aftësinë e të mësuarit. Kjo del nga rezultatet e një testi që tregon se fëmijët të cilët kanë pasur mundësi për të ndarë së bashku një tabletë në shkollë kanë marrë rezultate të larta (edhe 30 pikë më shumë) në testin e vlerësimit të fundvitit.

FËMIJËT MËSOJNË MË SHUMË NËSE NË SHKOLLË IPAD-I PËRDORET NË GRUP

Northwestern University amerikan ka paraqitur këtë studim në San Juan (Puerto Rico) në Konferencën e 65-të tëInternational Communication Association.

Studiuesit monitoruan për 9 muaj 352 nxënës të distriktit shkollor të Midwestern. Studimi përfshinte një përdorim të ndryshëm të iPad-it gjatë orëve të mësimit.

Në njërën klasë u është dhënë një iPad secilit, në tjetrën një iPad për çdo dy nxënës(pra në grup), ndërsa në të tretën nuk u dha asnjë iPad. Në fund të monitorimit fëmijët që kishin përdorur iPad-in në çift gjatë orëve të mësimit kanë marrë një rezultat më të lartë në teste sesa ata që kishin pasur një iPad për përdorim personal, dhe ata që nuk kishin pasur.

Courtney Blackwell,autore e studimit, tha: Të pasurit një tabletë për çdo nxënës nuk mund të jetë mënyra më efektive për të përdorur këtë teknologji.

Ndërkohë jemi ndeshur me rezultate pozitive kur kemi të bëjmë me një mësim të përbashkët dhe bashkëpunues të fëmijëve me teknologjinë. Kjo është ajo që e bëri dallimin. Rezultatet e këtij studimi do të reflektojnë mbi zgjedhjen e përdorur masivisht të tabletave në klasa gjatë orëve të mësimit. Institucionet duhet të rishqyrtojnë se si ato janë përdorur në klasa dhe se çfarë efekti mund të kenë sidomos në vitet e para të arsimimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button