SHBA, polici vrasës: Ngatërrova pistoletën

Shfajësimi i policit të përfshirë në incidentin më të fundit shqetësues për forcat e rendit në Shtetet e Bashkuara ka tingëlluar tepër naiv.

“Ngatërrova pistoletën paralizuese me atë të vertetën”, ka thënë zëvendëssherifi Bob Bates.

Por mediat amerikane kanë kujtuar klithmat dramatike të viktimës së shtrirë në tokë përpara se të vdiste: “Më qëlloi! O Zot i madh, më qëlloi!”.

Ngjarja e fundit, që dëmton imazhin e policisë në një vend ku brenda pak muajsh, episode të tilla janë përsëritur rëndom, ndodhi në Tulsa të Oklahomës.

Burime policore kanë deklaruar se viktima, 44-vjeçari Eric Harris, ishte ndaluar teksa përpiqej t’i shiste një agjenti të fshehtë një pistoletë të kalibrit 9 milimetra. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button