Rusia rifillon furnizimin e Iranit me armë

Rusia ka tërhequr sanksionet për furnizime me armë mbi Iranin.
Dërgesat e kundër-ajrorëve S-300 ishin ndalur në vitin 2010 pasi që Kombet e Bashkuara kishin vënë sanksione mbi programin nuklear të Iranit, raporton BBC.

Por, Presidenti rus Putin ndërroi mendje pasi që Teherani zyrtar bëri disa kompromise me vendet perëndimore që të frenojë prodhimin e armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së disa sanksioneve nga këto shtete, transmeton Indeksonline.

Pa marrë parasysh sanksioneve, Rusia dhe Irani gjithmonë kanë patur mardhënie të mira bilaterale. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button