Gladbachu nuk e jep Xhakën

Atletico Madrid ka shpreh interesim serioz për ta angazhuar Granit Xhakën, për të cilin klubi spanjoll është i gatshëm ta paguajmë shtrenjtë kartonin e tij në Borussia Monchengladbach.

Mirëpo, klubi gjerman ia ka bërë me dije kampionit të Spanjës se ylli kosovar nuk është në shitje.

“Para pak javësh Xhaka e ka vazhduar kontratën me klubin tonë. Xhaka nuk e di nëse Atletico Madrid është vërtet i interesuar. Por, ajo që mund të them është se ne kemi kontratë me futbollistin, i cili 100 për qind mbetet në klubin tonë”, ka deklaruar për “Sky” drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, i cili theksoi se aktualisht Xhaka është i përkushtuar vetëm në Bundesligë.

Lajme të ngjashme

Back to top button