Universiteti FON filloi me vitin akademik

Universiteti FON e filloi sot  viti e 11 akademik në  9 fakultete. Më shumë se 800 student të vitit të parë janë regjistruar në Universitetin FON për të studiuar në një nga filialet e Universitetit në Shkup, Strumicë, Strugë dhe Gostivar. Në këtë fillim viti akademik, Universiteti FON prezantoi edhe rektorin e ri, akademikun Vllado Kambovski.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zv/presidenti i Universitetit FON Sefer Canoski tha që Universiteti FON dhe stafi i tij,  arriti me sukses për 10 vjet rresht të bëj histori të re në arsimin e  lartë në Maqedoni. “Kjo gjeneratë është e veçantë për ne sepse do të jetë gjenerata e sfidave të reja të dijenisë, zhvillimit, teknologjisë dhe shkencës”, tha Canoski.

Rektori i ri, Akademiku Kambovski, në fjalën e tij përshëndetëse gjatë marrjes së detyrës, foli për themelet akademike qe vendi ynë i kultivon për më shumë se 1000 vjet, po ashtu edhe vizioni që drejtohet në Universiteti FON i cili pretendon te jete qendër regjionale për arsim të lartë gjatë pesë viteve të ardhshme.

 “Përkushtueshmëria  dhe entuziazmi i të gjithë pjesëmarrësve në procesin e arsimit të lartë në Universitet- studentët, profesorët, të punësuarit, janë kusht themelore por edhe garancion i sigurt për realizim të detyrave të rëndësishme të arsimit” ka përmbyllur Kambovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button