Reagim i Marin Memës ndaj Kryekomunarit të Ohrit rreth historisë

Kryetari i Bashkisë se Ohrit Nikola Bakraceski “Nuk dua te komentoj te pavërtetat dhe reklamacionet qe kane tendenca politika dhe mesazhe tendencioze. Historia është e bazuar ne fakte dhe argument jo mbi supozime tendencioze. Supozoj se autoret e materialit kishin disa qëllime dhe nuk do te bej asnjë koment mbi arsyet dhe burimet e këtyre pohimeve ‘’

Pikërisht për histori dhe fakte flas zoti Bakraceski. Historinë se bëjmë as unë e as ju. Dasaretet , Enkelejdë dhe Lynkestet jane fise Ilire qe mbizotëronin mes te tjerash edhe ne Ohër. Është fakt për te cilin mund te konsultoni qindra arkeologe dhe historiane se kishat datojnë shume kohe , shekuj para se sllavet te dukeshin ne këto ane. Pavarësisht se këto objekte kulti u ndryshuan e ri ndryshuan shume për te humbur identitetin ato mbeten ne rrënjë qartësisht Ilire. Sa për kalanë është fakt historik qe Ostrogotet 5 shekuj para se bullgaret te dukeshin ne këto vise u thyen këtu ne betejën për te pushtuar Lyhnidosin. Gjetjet arkeologjike ne brendësi te kalasë datojnë ne shekullin e VI dhe te V para Krishtit e çlidhje kane sllavet me to kur dyndjet e tyre nisen vetëm 11 shekuj me vone ?! Po me teatrin antik ndërtuar rreth VII shekuj para tyre ?! Filipi I dyte a nuk ishte djali i Euridikes nga fisi Ilir i Lynkesteve ? Vete Filipi a nuk morri per bashkëshorte Olimbine Iliren nga Epiri ? Pra çfarë ishte Aleksandri nipi I tre gjyshërve Ilire ? Plini, Ptolemeu e Livi janë referenca te besueshme e te dhënat e tyre kane hedhur baza ne histori.

Zoti Bakraceski ku shkuan shumica shqiptare për te cilën shkruan ne 1903 – 1904 britanikja Edit Durham ne librin “Brenga e Ballkanit” ? Po te dhënat e rregjistrave osmane për popullsinë Myslimane dhe Ortodokse shqiptare ? A nuk është fakt qe Progon Zgurin hierarkun e Ohrit ne 1295 vete historiane tuajt mes tyre edhe Bogumil Hrabake e quajnë arbanas pra shqiptar ? A nuk ishte familja shqiptare e Gropajve mbrojtëse e Patriarkanes se Ohrit ? Pse valle nje qytet qe sipas jush nuk ka lidhje me shqiptaret kerkoi te bashkohej me Shqipërinë e dokumentet për këtë janë te pafundme ? Pse pati plot tre firmetare pavarësie ne aksin Ohër – Struge ? Pse u bene aq shume kërkesa për bashkimin me Shqipërinë pas kryengritjes se 1913 ? E ne fund zoti Bakraceski a mundet te me thoni ju jeni maqedonas ? apo sllav ?
Tarm, O. Hoffman, A. Jard, Geigand, O. Muller, P. Jougeut, H. Hirt, Edit Durham… etj. shprehin pikëpamjet e tyre se etnia dhe gjuha e Maqedonëve te lashte ka qenë ilire dhe ilirishte.

Zoti Kryebashkiak, historia ka lindur atëherë kur ngjyrat partiake s’kishin vlere, atëherë kur faktet s’mund te manipuloheshin ndaj dhe referencat për “Ohrin shqiptar” janë të shumta e mund të gjendet lehtësisht nëper arkiva .Referenca qe s’kane lidhje me ekstremizmat ,me nacionalizmat moderne, me diskurset politike por thjesht e vetëm me fakte historike.

Historia nuk behet, nuk ndryshohet, nuk ngjyroset, nuk rrotullohet aq me teper kur flitet me ndarje shekujsh ne mes…. Ballkani apo siç quhej dikur do apo s’do dikush gadishulli Ilirik ka nevoje te dije edhe për historinë e tij te vërtete, atë histori qe bashkon vlerat, kulturat e nuk nxit dasitë.

Te fshish historinë e tjetrit do te thotë te mos njohësh veten….Sidomos ne nje Ballkan imagjinar e qe sot me shume se kurrë kërkon te shkoje drejt Evropës.

E ne këtë këndvështrim “e vërtetë është se Ohri është një qytet I bukur, I hapur, mikpritës për te gjithë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button