Pitbulli sulmon në fytyrë djalin katër vjeçar, e shpëton nëna e tij

Një djalë katër vjeçar u kafshua në fytyrë nga një qen pitbull që familja e tij kishte adoptuar së fundmi.

Gavin Tobeck nga Washingtoni pësoi një thyerje të kockës së hundës, mollëza të plagosura dhe iu desh që të operohej për të rregulluar zgavrat e syve të tij. Djali humbi gjithashtu pesë dhëmbë.

Në përpjekje për të shpëtuar të birin, nëna e tij 29 vjeçare derdhi kafenë e nxehtë që mbante në dorë mbi qenin që më fund e liroi djalin.

Pasi e kuruan djalin për gjashtë ditë rresht, doktorët besuan se ai mund të riniste një jetë normale.

“Ishte një pamje e tmerrshme, mendova se djali im ishte duke vdekur në ato momente”, tha e ëma. Nëna u kujdes që ti fshihte të gjitha pasqyrat ë shtëpisë, në mënyrë që djali të mos shihte dëmtimet në fytyrën e tij.

Familja e kishte adoptuar qenin pitbull nga fqinjët e tyre, të cilët kishin garantuar se qeni nuk shfaqte shenja agresioni. / Shqiptarja

pitbull

Lajme të ngjashme

Back to top button