Atletico – Real, derbi i kthimit

Atletico Madrid dhe Real Madridi do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo ndeshje mund të konsiderohet edhe si derbi i revanshit.

Derbi i revanshit pasi Real Madrid e kishte mposhtur Atleticon edicionin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 4:1.

Kjo është një mundësi e mirë për Atleticon që të hakmerret për atë humbje të thellë edhe pse rezultati ishte në të mirë të tyre deri në minutën e 93 të takimit, kur Ramos shënoi për 1:1.

Në anën tjetër ky takim do të jetë po ashtu një ndeshje revanshi edhe për Real Madridin, pasi është mposhtur nga Atletico në tri gara këtë edicion.

Atletico së pari fitoi Superkupën e Spanjës kundër Realit, më pas e eliminoi në Copa del Rey dhe po ashtu e mposhti edhe në dy ndeshjet në La Liga, madje në ndeshjen e fundit e deklasoi me rezultat të thellë 4:0.

Mbetet të shihet nëse ky derbi do të jetë revansh për Realin apo Atleticon.

Lajme të ngjashme

Back to top button