Francë, 13 vjeçari vritet nga peshkaqeni

Një djalë i moshës 13 vjeçare gjeti vdekjen pasi u sulmua nga një peshkaqen në oqeanin Indian, pranë ishullit francez La Reunion.

I riu u sulmua gjatë kohës që po bënte serf në një zonë ku ndalohet larja për shkak të pranisë së madhe të peshkaqenve.

Që nga viti 2011 dhe deri më sot, shtatë persona janë vrarë dhe kanë gjetur vdekjen në ujërat e La Reunion, prej sulmit nga peshkaqenët. Mësohet se peshkaqeni e sulmoi të miturin në kofshë dhe në krahë, por ndërhyrja e rojës bregdetare arriti ta nxjerrë në breg, fatkeqësisht pa mundur ti shpëtojnë jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button