Uzurpim i pamëshirshëm i hapësirës publike

Ekspertët një kohë të gjatë paralajmërojnë se urbanizmi është viktimë e politikës që për interesat e saj i ka lënë anash profesionistët nga i gjithë procesi.

Më shqetësuese është gjendja në metropolin e Maqedonisë, kryesisht në qendrën e kryeqytetit e cila është bërë peng e betonit.

Qytetarët kanë të drejtë kur ankohen se ato kanë harruar çka do të thotë shesh, kafe muhabet në qendrën e Shkupit, shëtitje pa i parë ato rrethojat e larta, objektet gjysmë të ndërtuara, paisjet për ndërtim, pluhur…

“Më nuk mendoj se Shkupi ka një shesh. Për disa vite tre herë është gërmuar, një fontanë, përmendore, sërish një fontanë tjetër, ndërtesa. Sheshi me vite I ngjan një vendi ndërtimor dhe si duket dikush ka harruar se ajo është një hapësirë për njerëzit e jo për përmendore. Nuk lanë asnjë dru, as parqe nuk e di derisa sa do të ju shkojë kështu, reagojnë qytetarët për DW.

Lajme të ngjashme

Back to top button