Zjarr në një magazinë tapetesh në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një biznes në autostradën Tiranë- Durrës.

Në rrugën dytësore të autostradës në kilometrin e tretë në një firmë turke që merret me tregtinë e metrazheve dhe tapeteve ka rënë zjarr.

Zjarri është shënuar rreth orës 09.20 të mëngjesit, ndërsa si pasojë e tij një person është lënduar dhe ka shfaqur shenja asfiksie i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Pak momente më vonë është nxjerrë edhe një person me djegie të ndryshme në trup, i cili ndodhet në repartin e djegieve në QSUT.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët e zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button