SPIUNAZHI: Çfarë mund të dijë shefi i kabinetit për Parlamentin?

Shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit, Trajko Velanoski, 45 vjeçari, M.M, është në grupin e të dyshuarve për vepra penale, spiunim, keqpërdorim të autoritetit dhe përgjegjësisë, nënçmim dhe mashtrim.

Deri në çfarë dokumente mund të ketë qasje shefi i kabinetit të presidentit të Parlamentit? Kjo varet nga përgjigja e pyetjes se a ka pasur licencë sigurimi i dyshuari M.M, dhe nëse ka pasur, në çfarë niveli ka qenë.

Sipas ligjit, informacioni përcaktohet me njërin nga këto nivele: sekret shtetëror, shumë e besuar, e besuar dhe interne.

Stojan Andov, kryetar i Parlamentit në periudhën prej vitit 2000 e deri në vitin 2002, shpjegoi se si i ka fituar dokumentet e besueshme.

“Shumë pak sekrete merr presidenti i Parlamentit. Shumica e tyre kanë shenjën “Për hapje personale”, që do të thotë se mund ta hapë vetëm personi të cilit i dedikohet dhe ruhet në vend të sigurt. Punët më të rëndësishme i kam fituar në zarf, por ka pasur edhe zarf të kthimit me të cilin e kam kthyer postën pasi që ta kisha lexuar”, thotë për Telegraf, Andov.

Që të mundet një person të merr licencë sigurimi, është e duhur që ta pranojë principin “e nevojshme është që të dijë”, dhe të ketë nevojë për hyrje në informacionet e klasifikuara nëse plotësohen disa kushte. Para se t’i jepet licencë, personi duhet të kalojë nëpër kontrollet e sigurisë.

Në Parlament, certifikate të sigurisë kanë deputetët të cilët janë anëtarë të komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, për ministri të jashtme, por edhe komisionet për mbikqyrje të punës së Zyrës për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë së Inteligjencës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button