Mos u vishni njësoj çdo fundjave, ja disa ide të mrekullueshme (FOTO)

Mos u vish njëlloj çdo të të shtunë dhe të diel. Si kur takon miqtë, familjen ose njeriun e veçantë të zemrës, një sekret më shumë për të kaluar bukur qëndron te veshja, shkruan Revista Class.

Pazar në të gjitha tregjet, nga kompleti i perdeve te fruta-perimet për javën

Syzet dhe kapelja do t’ju mbrojnë nga dielli ndërsa atletet do I bëjnë kilometrat të lehta.

Fundjavë sportive

Nëse shkoni me të dashurin ose shoqet në ndonjë aktivitet sportive, vishu rehat, por me një xhaketë stylish për të mos humbur tiparet e një vajze moderne.

Zhytje kulturore

Asgjë më shumë sesa mjediset e artit nuk janë ideale për dizenjot dhe bizhuteritë. Sigurisht nuk duhet ta tërheqë arti gjithë vëmendjen. Kombino bizhuteritë me shumë ngjyra me të bardhën dhe të zezën.

Darkë festive

Një mbrëmje me vajzat ose miqtë kërkon një fustan të rëndësishëm dhe bizhuteri të thjeshta. Zgjidh një dizenjo spektakolare dhe prerje të thjeshta, për t’i dhënë mbrëmjes elemente spektakli.

Paraditja

Një varëse e rëndë do të bëjë të dukesh stylish edhe nëse i ngarkon duart me patatina dhe një bluzë e lirshme do fshehë teprimet me ushqimin. Merr një bluzë më të trashë me vete që të jesh në rregull nëse ulen temperaturat  e ajrit të kondicionuar.

Në park me qenin

E para, mos i shikoni këpucët me taka. Duku moderne dhe praktike me një bluzë të bardhë dhe obesionin e fundit të modës: atletet me platform. Do mund të vraposh pas qenit dhe të takosh ndonëj djalë të lezetshëm.

Drekë me familjen

Nëse del jashtë me familjen e madhe, respekto rastin me një veshje të thjeshtë e një bluzë të gëzueshme të shoqëruar me pantallona të zeza serioze. Shprehe stilin me një varëse elegante dhe një çantë që bie në sy.

Jashtë me vajzat

Nëse del për qejf me mikeshat do bësh zgjedhjen e përshtatshme duke kombinuar një fustan glamour me aksesorë të shndritshëm. Ky fustan në figurë me jakë të mbyllur dhe gjerdani e realizojnë këtë,  ti do jesh sexy dhe e sofistikuar.

Për shopping

Një bluzë e gjerë dhe pantallona të shkurtra janë ideale kur do hysh në dyqane për të veshur e zhveshur rroba. Kombinoji me një palë çizme elegante dhe një çantë të dukshme.

Barbeque

Një fustan pranveror dhe sandale me gurë janë shumë mirë, por përgatitu për ndryshimin e kohës. Kapelja dhe një xhaketë xhins do ju ndihmojnë në ndryshimet e motit!

Maratona e filmave

Vish një palë pantallona stil pizhamash kur del me shoqen apo partnerin për të qenë komode dhe një palë të sheshta stil që të mund të ndjekësh ritmet nga kinemaja te restoranti e te orari tjetër i filmit.

Pikniku

Ngjyrat gazmore, dizenjot dhe aksesorët e bëjnë piknkun të këndshëm dhe chic. Në vend të fustanit të shkurtër zgjidh pantallonat dhe do e kuptosh që ke bërë gjënë e duhur sepse do ndihesh shumë mirë kur do ulesh në bar.

Mëngjesi i vonë

Vish për atë vaktin e zgjatur dhe thasheshemet me gocat, një bluzë femërore që do u pëlqejë shumë shoqeve, por edhe që është aq e rehatshme sa të kombinohet me xhinset e ngushta dhe balerinat.

Darka romantike

Sigurisht fustan i zi. Beso te klasikja! Nuk gabon.

Lajme të ngjashme

Back to top button