Maradona rreh dy persona në Ndeshjen e Paqes (VIDEO)

Legjenda e futbollit, Diego Maradona u bë sërish dje shembulli më i keq, teksa tregoi anën e tij agresive në atë që duhet të ishte Ndeshja e Paqes.

Maradona, i cili shënoi edhe golin e fitores në miqësoren për promovimin e paqes në Kolumbi, goditi dhunshëm një nga punonjësit e sigurisë së stadiumit dhe një kameraman.

Gjithçka ndodhi pas ndeshjes, kur Maradona po linte fushën e lojës dhe kur tifozin po e prisnin për ta përshëndetur. Kjo nuk është hera e parë që Maradona tregon karakterin e tij të dhunshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button