fbpx

Uashingtoni mbulohet nga qershitë (FOTO)

Qershitë kanë çelur në Uashington. Për lulet e qershive ka një festival kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili festohet çdo vit.

Festivali përkujton dhuratën e 3000 pemëve të qershisë nga Kryetari i Bashkisë së Tokios, Yukio Ozaki në qytetin e Uashingtonit, në vitin 1912.

Qindra turistë u mblodhën për të festuar, duke përcjellë mesazhin për një pranverë të plotë, me lule dhe diell.

Më shumë se një milion njerëz e vizitojnë Uashingtonin çdo vit në stinën e pranverës për të parë çeljen e qershive.

Turistët shijojnë bukurinë e natyrës së qytetit dhe ndalojnë shpesh të bëjnë fotografi.

Lajme të ngjashme

Back to top button