Turqia note proteste Vatikanit pas komenteve të Papa Françeskut

Turqia ka reaguar menjëherë pas komenteve të Papa Françeskut, duke thirrur përfaqësuesin e Vatikanit për t’i dorëzuar një notë proteste.

Papa Françesku përdori termin “genocid” për të përshkruar vrasjet masive të armenëve nën Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore të 100 viteve më parë, gjatë një shërbese të mbajtur në kishën e Vatikanit.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se ka thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Vatikan.

Armenia dhe shumë historianë pretendojnë se rreth 1,5 milionë njerëz janë vrarë sistematikisht nga forcat osmane në vitin 1915. Ndërsa Turqia e ka mohuar vazhdimisht që ato vrasje të konsiderohen genocid.

Ndërkohë, Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan e përshëndeti komentin e Papa Françeskut, duke e cilësuar si një mesazh të fuqishëm për komunitetin ndërkombëtar./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button