Kerry i kërkon Kongresit që të mos ndërhyjë në diskutimet për programin bërthamor

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i kërkoi sot Kongresit të lejojë që diskutimet për programin bërthamor iranian të zhvillohen pa interferenca, në një intervistë për televizionit amerikan CBS.

Kerry theksoi se do të shpjegonte të hënën dhe të martën për parlamentarët linjat e marrëveshjes kornizë të nënshkruar më 2 prill në Lozanë për të vendosur kontrolle më strikte për programin bërthamor të Teheranit.

Një marrëveshje përfundimtare do të nënshkruhet deri në fund të muajit qershor, por Kongresi amerikan po përpiqet të anashkalojë këto negociata.

Lajme të ngjashme

Back to top button