Kandidatëve shqiptarë nuk u mjaftojnë votat për Parlament në Cyrih!

Kandidati i FDP-së për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, Përparim Avdili ashtu si dhe ai i EVP-së, Blerim Bunjaku nuk ia kanë dalë të realizojnë qëllimin e tyre: të dytë, secili në zonën e tyre zgjedhore kanë grumbulluar një numër të konsiderueshëm votash por të pamjaftueshëm për të siguruar një vend në parlament.

Bunjaku thotë për albinfo.ch se ka fituar mbi 1800 vota dhe është i treti në listë të partisë së tij (menjëherë pas 2 fituesve). Po ashtu edhe Përparim Avdili ka dalë i treti në qarkun e tij zgjedhor, duke marrë 2067 vota.

Dy kandidatë nga Partia Socialdemokrate Isak Amza dhe Advije Delihasani kanë fituar po ashtu numër të konsiderueshüem por të pamjaftueshëm votash. Kështu, Amza rezulton të ketë marrë më së shumti vota nga të gjithë kandidatët shqiptarë, gjithsej 3211 ndërsa Delihasani rreth 2400.

Duke folur për albinfo.ch, Blerim Bunjaku është treguar megjithatë optimist. Ai thotë se, “pasi që të tërhiqet nga posti i saj Barbara Günthard Fitze e cila ka marrë vetëm 50 vota më shumë se unë, duke qenë se jam menjëherë pas saj në listë unë do të marr postin e saj në Asamblenë Komunale tüe Winterthurit dhe do të jem kryetar i partisë në këtë regjion”.

Të kujtojmë se kjo do të ndodhë në fund të këtij viti.

Blerim Bunjaku ka shpallur po ashtu kandidaturën edhe për deputet në Parlamentin Nacional, në zgjedhjet që mbahen nüe tetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button