Në universin e Harry Poter

U vlerësua me çmimin Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin ‘The Theory of Everything’ dhe duket se Eddie Redmayne tashmë do të nisë të merret me filma komercialë.

Aktori britanik mendohet të jetë kandidanti kryesor për filmin ‘Fantastic Beasts and Where to Find Them’, që është i njëjtë me universin e Harry Potter-it, libër i shkruajtur po nga e njëjta autore, J. K. Rowling.

Sipas burimeve të revistës ‘Variety’, 33-vjeçari mendohet të luajë rolin e Newt Scamander në këtë film.

‘Variety’ raporton se Eddie akoma nuk ka marrë një ofertë zyrtare për këtë rol, pasi regjisori David Yates po mendon të përzgjedhë disa emra të mëdhenj për këtë triologji. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button