Thaçi siguron: S’do të ketë ndryshim kufijsh

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër, Hashim Thaçi ka deklaruar për mediet sllovene se Kosova nuk ka synim që të ndryshojë kufijtë.

Sipas tij, Kosova synon të integrohet në Europë dhe për këtë askush nuk duhet të trembet, ka thënë Thaçi për gazetën “Dello”. Sipas Thaçit, synimi i Kosovës është perspektiva evropiane dhe se në këtë kuadër askush nuk duhet të trembet nga hapja e kufijve në rajon.

Thaç nënvizoi se edhe lidershipi i të dy shteteve e dinë se integrimi i shqiptarëve do të bëhet vetëm në kontekst të një Evrope pa kufij dhe përmes anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button