Më në fund një ilaç për tullacët

Tullacët do të lumturohen nga ky lajm, por nga ana tjetër do të frikësohen sepse ky proces përfshin tërheqjen jashtë lëkurës të flokëve të mbetura.

Në një sërë eksperimentesh të kryera, kërkuesit amerikanë kanë treguar se kur shkulen 200 fije floku, dalin rreth 6 herë më shumë fije të reja.

Çelësi është se për një rezultat më të mirë kjo duhet bërë në një zonë sa më të vogël. Mendohet se kur një sasi fijesh floku hiqen me forcë në një zonë të caktuar, kjo aktivizon një sinjal ankthi dhe flokë ekstra dalin sërish për të kompensuar humbjen.

Edhe pse koncepti mund të duket i dhimbshëm, kërkuesit në Universiteti i Jugut në Kaliforni thonë se ai mund të çojë në trajtime potenciale për humbjen e flokut.

Miliona meshkuj në botë kanë probleme me mungesën e flokëve madje disa fillojnë t’i humbasin që në të njëzetat, shkruan Anabel. Madje ka edhe femra që vuajnë nga floku i hollë dhe kjo i shkakton probleme emocionale.

Në një eksperiment tek minjtë u vu re se sa më e vogël të ishte zona e tërheqjes së fijeve aq më shumë dilnin të reja.

Nëse dikush ka ndërmend ta bëjë këtë eksperiment në autonomi duhet të ketë parasysh se rezultatet nuk janë të garantuara dhe se tërheqja duhet të jetë e një force të caktuar në mënyrë që të shkaktojë sinjalin e duhur. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button