Martohet djali i sulltanit të Bruneit, i rrethuar me luks dhe shpenzime marramendëse (Foto)

Djali i Sulltanit të Bruneit, një nga njerëzit më të pasur në botë, është martuar me Dayangku Raabi’atul Adawiyyah Pengiran Haji Bolkiah, në një ceremoni spektakolare, në shtëpinë me 1.788 dhoma të monarkut, që ndodhet në kryeqytetin e Bruneit, Bandar Seri Begawan.

Princi Abdul Malik ka dhënë betimin së bashku me nusen e tij 22-vjeçare, para miqve dhe familjarëve, mysafirëve nga jashtë dhe drejtuesve të shtetit, në një ceremoni ku shpenzimet ishin të paparashikueshme.

Dhëndri 31-vjeçar kishte veshur kostume nga materiali i rrallë, i mbështjellë me diamante të qëndisura, e vëmendja sigurisht se ishte tek nusja.

Velloja e kokës e qëndisur me dorë, lejonte që t’i shiheshin diamantet e qafores dhe të broshit, që arrinin madhësinë e një veje, transmeton Telegrafi.

Në kurorën e saj ishin gjashtë diamante, që kombinoheshin bukur me gurin e unazës dhe ata të byzylykut të dorës.

Sikur këto të mos mjaftonin, nusja kishte mbathur një palë taka Christian Louboutin, të mbështjella me diamante dhe një rreth ari të kapur për këmbe.

Derisa nuset mbajnë në duar lule të freskëta, princesha e Bruneit kishte në dorë lule të krijuara nga ari i pastër dhe gurët e çmuar.

Ndryshe, nusja e mbuluar në arë, është një menaxhere e suksesshme e sistemit data, e cila sapo ka përfunduar fakultetin për IT. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Paj, kur martohen shqiptaret e Kosoves me shpenzime marramendese, qe s’kane buk me hanger e hine neper kredia me ble dukat, dallama e dimija, e m’i bo darsmat neper Emeralda, e me kengtar qe jau lypin ka 5000 euro, pse mos me bo ky shpenzime marramendese kur eshte nje prej njerezve ma te pasun ne bote!

Back to top button