Lazio i merr pozitën e dytë Romës

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore të thellë në përballje me Empolin në Romë.

Me Lorik Canën e Etrit Berishën si titullar, Lazio ka shënuar fitore 4:0. Mauri, Klose, Candreva dhe Anderson shënuan në këtë fitore të Lazios, teksa Cana u ndëshkua me të verdhë (75’).

Me këtë fitore, Lazio ka kaluar në renditje Romën në Serie A, duke marrë pozitën e dytë.

Roma barazoi në udhëtim në sfidën ndaj Torinos. Florenzi (58’) shënoi për Romën, teksa Maxi Lopez (64’) barazoi për vendasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button