SHBA-Shqipëri, marrëveshje për kualifikimin e ushtarakëvetë FA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë nënshkruar sot një marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në SHBA.

Marrëveshja është firmosur sot nga ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

“Kjo është dita ime e tretë në këtë detyrë dhe jam e nderuar për marrëveshjen si dhe forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Ne ndajmë të njëjtin pikëpamje që edukimi ushtarak është shumë i rëndësishëm për Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes do bëjë më të mirën e saj për zbatimin e programit nga FA. Zoti ambasador ju falënderoj dhe në emër të qeverisë për mbështetjen dhe ju siguroj vijimësinë e bashkëpunimit mes FA-së dhe SHBA-ve”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa ambasadori amerikan në fjalën e tij tha se SHBA-të po investojnë 1.3 milionë dollarë për kualifikimin e ushtarakëve shqiptarë.

“Jam i lumtur që raportoj për këtë bashkëpunim dypalësh mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Duhet që Forcat e Armatosura shqiptare të bashkëpunojnë me SHBA-të dhe NATO-n për te rritur standardin në radhët e ushtarake dhe për mirëmbajtjen e paqes dhe të stabilitetit në botë dhe rajon. Marrëveshja mes dy shteteve do të kushtojë 1.3 mln dollarë dhe ka si synim bashkëpunimi për të edukuar oficerët shqiptarë. Ky program është një mundësi unike për oficerët shqiptarë”, u shpreh Arvizu. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/shba-shqiperi-marreveshje-per-kualifikimin-e-ushtarakevete-fa-se-/125437/

Lajme të ngjashme

Back to top button