Ymeri: Të protestojmë për kapjen e RTK-së nga pushteti

Kapja dhe censurimi i RTK-së nga Qeveria, që sot u dëshmua me fakte nga gazetarët dhe redaktorët e këtij mediumi, flet për autokracinë që është instaluar dhe po forcohet në Kosovë, ka thënë sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një statusi në Facebook.

Ai ka komentuar, lidhur me reagimin e dhjetëra redaktorëve dhe gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët kanë reaguar të dielen ndaj letrës së drejtorit gjeneral të këtij televizioni, Mentor Shala, që ua ka dërguar Reporterëve pa Kufij.

Në postimin e plotë të Ymerit thuhet:

“Kapja dhe censurimi i RTK-së nga Qeveria, që sot u dëshmua me fakte nga gazetarët dhe redaktorët e këtij mediumi, flet për autokracinë që është instaluar dhe po forcohet në Kosovë. Qytetarët e Kosovës nuk po paguajnë që RTK-ja të jetë altoparlant i Qeverisë. Prandaj më 18 prill do të protestojmë për çkapjen e këtij mediumi nga pushteti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button