Meta – Hoffman: Qeveria me energji të reja

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjate takimit të sotem me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffman u shpreh se qeveria e re ka shumë energji të reja dhe Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës.

“Qeveria e re ka shumë energji të reja dhe Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim forcimin e stabilitetit, mënjanimin e konfrontimeve të panevojshme, dhe me fokus drejt zhvillimit institucional, social dhe ekonomik të Shqipërisë, në rrugën e integrimit evropian’ u shpreh Meta.

Gjate bisedes, Hoffman e uroi Meten për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe e siguroi atë për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë dhe se Gjermania do të ndjekë me interes progresin e vendit në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në fushën e drejtësisë dhe përmirësimit të klimës ekonomike e sociale”- tha ambasadori.

Nga ana e tij Meta shprehu gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Parlamenteve të të dy vendeve. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button