SKANDAL: Komandant Tigri nuk gjendet në listat e UÇK’së?!

Njëri ndër komandantët më të shquar të UÇK­-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Fadil Nimani, nuk është përfshirë në listat e veteranëve e as të dëshmorëve të kësaj zone. Nimani, i cili në luftë njihet si Komandat Tigri ka qenë gjeneral dhe komandat i policisë së UÇK-­së.

Ai është vrarë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, konkretisht në Vaksincë të Kumanovës si komandant brigade. Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar Brigadën 113 “Ismet Jashari­ Kumanova”. Idriz Balaj, i cili ishte pjesë e komandës së Zonës Operative në Dukagjin, ka thënë se duhet shqyrtuar edhe një herë listat e dëshmorëve lidhur me dëshmorin Fadil Nimani.

Lajme të ngjashme

Back to top button